Në Spitalin e Pejës 21 pacientë me Covid-19, katër prej tyre në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19. Prej tyre 15 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërkaq 4 nga këta në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Janë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

224 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,321 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

117 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 64 Rëntgen, 39 EHO dhe 14 CT-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme