Në Spitalin e Pejës 54 pacientë me Coronavirus, 10 prej tyre në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 54 pacientë me coronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, dy pacientë janë në respirator (CPAP), 38 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 625 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjashtë lindje normale dhe gjashtë me prerje cezariane. Janë lindur 13 foshnje, gjashtë të gjinisë mashkullore dhe shtatë të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.

482 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,149 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione. 

Të ngjashme