Në Spitalin e Pejës 60 pacientë me Covid-19, 11 prej tyre në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 43 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, një pacient është në respirator (CPAP).

Në 24 orëshin e fundit, tre pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 530 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 42 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

16 lindje kanë qenë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, tetë normale dhe tetë me prerje cezariane. Janë lindur 16 foshnje, 11 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

388 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,763 analiza, ndërsa janë kryer 17 operacione. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme