Në Spitalin e Pejës 66 pacientë me Covid-19, prej tyre 51 në oksigjeno-terapi

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 66 pacientë me coronavirus. 51 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në respirator (CPAP).

Në njoftim bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, tre pacientë janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Tri lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur tri foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,023 analiza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme