Në Spitalin e Pejës po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre pesë janë në gjendje më të rëndë.

Në njoftim bëhet e ditur se një pacientë është në respirator dhe 17 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë.

Po ashtu, gjatë orëve të fundit në këtë spital janë kryer tri lindje, dy normale dhe një me prerje cezariane. Janë lindur tri foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.

217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,917 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 85 Rëntgenë, 22 EHO dhe 14 CT-ja.

Të ngjashme