Në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të investohen 10 milionë euro

Mitrovicë | 09 Gus 2018 | 11:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetë milionë euro do të investohen në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Këtë zotim e bëri kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë, Sportit, Kujtim Gashi, dhe ministrin e financave, Bedri Hamza, inspektuan situatën në këtë stadium, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se për Kosovën me interes strategjik është Mitrovica, sporti dhe ekonomia.

Ai përsëriti edhe një herë investimet që do të bëhen në terrenet sportive në komunat e Kosovës.

“Mitrovica, sporti, ekonomia janë interesa strategjike të vendit tonë. Terrenet sportive do të modernizohen. Ky stadium afër 10 milionë euro”.

“Stadiumi do të jetë pjesë e interferuar edhe e liqenit”.

Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i bindur se në vitin 2019 stadiumi do të jetë i gatshëm, raporton EO.

“Ky stadium është i kategorisë së dytë. Këtë stadium do ta kthejmë në atë të kategorisë së katërt. Me këtë projekt i cili do të ketë një kosto të madhe. Jam i bindur që stadiumi në vitin 2019 do të jetë i gatshëm”.

Përkrahje për këtë investim, por edhe për të tjera projekte në Kosovë, e veçanërisht në Mitrovicë, dha edhe shefi i financave në Kosovë, Bedri Hamza.

“Qeveria do të sigurojë financim të qëndrueshëm në terrene sportive. Në Mitrovicë do vazhdojë trajtimi i shtratit në lumin Ibër dhe Sitnicë”.

Kryeparlamentari Veseli dhe kreu i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë ditës së djeshme kanë inspektuar punimet e përfunduara në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë si dhe në stadiumin e Drenasit.

Të ngjashme