Kurti, Çeku dhe Vitia bëjnë homazhe tek arkivoli i Burbuqe Berishës

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 12:57 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dyert e Teatrit Kombëtar janë hapur për të bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës të regjisores Burbuqe Berisha, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti se bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të regjisores Berisha.

Me këtë rast Kryeministri i vendit Albin Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve e pastaj edhe shkroi tek libri i kujtimeve.

Me pas, gjatë një deklarate për medie, kryeministri, tha se roli dhe kontributi i saj në kulturë dhe shoqëri do mbetet gjurmë e vendit.

“Erdhëm sot këtu pikërisht ne teatër që ajo e deshi aq shumë dhe që t’i japim lamtumirën e fundit asaj e cila nuk është ndalur asnjëherë. Ajo ka lënë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë me angazhimin e saj”.

“Veprimtaria e saj na jep kujtimin e saj të pashlyeshëm për brezat tutje, kisha fatin që shpesh ta takoj dhe të rrimë bashkë e të diskutojmë bashkë për artin dhe kulturën dhe ajo nuk ka qenë vetëm për art dhe kulturë por për të gjitha”.

Nga ana tjetër, ministri Çeku tha se vendi ka humbur një nga qytetaret dhe artiste më aktive dhe punëtore dhe se puna e saj do trashëgohet brez pas brezi.

“Kemi humbur një qytetare mjaftë aktive dhe e cila asnjëherë nuk është ndalur së punuari, dhe edhe në momentin e fundit që dha frymën e fundit ishte duke punuar. Ne si ministri e Kulturës zotohemi se puna e saj do përcillet brez pas brezi, dhe artistë si ajo të kenë vendin e merituar”, tha Çeku.

Filmbërësja shqiptare ka ndërruar jetë mesditën e djeshme (e mërkurë) në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Ajo ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.

Varrimi i të ndjerës ndërkohë do bëhet të enjten në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme