Në UBT diskutohet për ndotjen e ajrit, mungojnë mjetet për matjen e cilësisë

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 12:23 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji UBT-së përkatësisht Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore e Infrastrukturës dhe Fakulteti i Energjisë Efiçiente, kanë mbajtur forumin akademik me temë: Çështjet urbane mjedisore, ndotja e ajrit në Prishtinë dhe më gjerë”.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se problematika e cilësisë së ajrit nuk është krijuar sot, por vite më parë, raporton Ekonomia Online.

Ai deklaroi se për çështjen e ambientit dija ekziston, por jo edhe elementet matëse dhe se shumë ngadalë po implmentohen standardet evropiane.

“Pjesa e planifikimit urban është pjesë e fokusuar dhe strategjike. Ne kemi ofruar një program në këtë fushë. Është krijuar një kuadër shumë i mirë. Fusha e inxhinerisë është pjesa më e madhe e stafit që posedojmë”.

“Na ka ndodh që kemi bërë objekte po nuk e kemi marrë parasysh aspektin ambiental, çështjen e infrastrukturës etj. Secili faktor po na sjellë probleme që nga publiku po kërkohen të zgjidhen. Elementi tjetër është mos bashkëpunimi mes palëve të interesit. Nëse ne kemi 200 doktora shkence këtu duhet të jemi pjesë e krijimit të konkluzioneve”.

“Për çështjen e ambientit dija ekziston, por jo elementet matëse. Kemi ngadalësim të implementinit të standardeve evropiane për përmirësimin e ambientit. Neve na mungojnë trupat e certifikimit, që bëjnë certifikimin e personave për energji, ambient. Palët e treta gjithmonë janë garant i cilësisë. Pjesa e digjitalizimit duhet të përfshihet më shumë. Neve ai UBT na mbetet kuadro të mira dhe punë tjera”.

Urim Xharavina, nga organizata për mbrojtën e mjedisit “Let’s do it Peja”, tha se një nga ndotësit kryesor janë mbetjet industriale.

“Këto problematika nuk kanë ndodhur sot por me vite të tëra. Zbatimi i dispozitave ligjore ka mbetur bosh. Edhe pjesët tjera të Kosovës përballen me problematika të njëjta. Edhe Obiliqi dhe Fushë-Kosova përballen me këtë problematikë. Edhe mbetjet industriale krijojnë ndotje”.

Pranvera Dobruna-Kryeziu, Ligjëruese në UBT, tha se në kuadër të përmirësimit të cilësisë së ajrit duhet të aplikohen politika proaktive.

Ajo shtoi se UBT do të jetë aktive në këtë aspekt, raporton EO.

“Ne duhet me pas politika proaktive. Kur të ndodhë duhet të ju besojmë matjeve. Energjia është ndotësi më i madh. Ndotja vërehet edhe me kushtet atmosferike. Ua sugjerojmë studentëve qe tu besojnë matjeve. Koogjenerimi në masë të madhe ka mbërri me i ngrohë shtëpitë e Prishtinës. Kosova e Re është politikë që në masë të madhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit”.

“Këto janë politikat proaktiv që do të kenë efekte. Të gjitha aktivitetet qe zhvillohen shkojnë për përmirësimin e gjendjes. UBT ka me qenë aktive me konferenca dhe përmes ligjëruesve që vijnë nga industria”.

Të ngjashme