Në UBT mbahet Konferenca Ndërkombëtare “Udhëheqja dhe Menaxhimi në Kosovë”

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan, të martën, më 11 qershor 2019, do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare, “Udhëheqja dhe Menaxhimi në Kosovë – Edukimi, Biznesi dhe Teknologjia”, që do të organizohet nga UBT, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe International School for Social and Business Studies (ISSBS), në Slloveni.

Pjesë e kësaj konferencë do të jenë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi, ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, përfaqësues të UP-së, përfaqësues të ISSBS-së dhe mysafirë të shumtë.

Përveç ekspertëve nga vendi dhe Evropa, në këtë konferencë, edhe rektori i UBT-së, prof.. dr. Edmond Hajrizi do të ndajë përvojat e tij profesionale dhe kontributin e dhënë në udhëheqjen dhe menaxhimin e një institucioni siç është UBT.

Edicioni i katër i kësaj konference këtë vit do të mbledh më shumë se 300 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe Evropa.

Të ngjashme