Në Universitetin “Fehmi Agani” zhvillohen aktivitete me fëmijë për nder të 1 Qershorit

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, fëmijët e grupit parashkollor të Kopshtit “Zgjimi” vizituan ekspozitën e punimeve të dorës së studentëve të vitit të tretë të programit parashkollor.

Fëmijët të shoqëruar me edukatoret realizuan aktivitete të ndryshme në klasën përgatitore “Caritas”, brenda hapësirës në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Ky aktivitet është mbështetur nga Qendra Universitare për Këshillime Psikosociale e UFAGj-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme