Në veri të Mitrovicës ndahen 40 banesa të tjera pa leje të ndërtuara nga Serbia

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet ilegale në veri të Mitrovicës, sot kanë ndarë banesa për 40 familje që më 2017 kishin mbetur pa kulm mbi kokë, pasi zjarri kishte shkatërruar ndërtesën ku jetonin.

Banesat janë ndërtuara me fonde të një prej 17 komunave të Beogradit, asaj Qyteti i Beogradit, ndërkohë që është paralajmëruar ndërtimi edhe i një objekti banesor, njoftoi RadioKim të enjten.

Në fakt, këto banesa janë ndërtuar pa leje, sikur edhe shumë të tjera që ditëve të fundit janë dhuruar.

Para një jave u ndanë 37 banesa për çiftet që kishin 10 vjet bashkë.

Ndërtimi dhe menaxhimi i tyre kryhet nga i ashtuquajturi organ i përkohshëm i komunës së Mitrovicës, që është organ paralel i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, që zgjidhet bazuar në ligjet e Kosovës.

Autoritetet qendrore në Prishtinë ka kohë që nuk po arrijnë të stopojnë ndërtimin e objekteve pa leje në veri të vendit, e që kryesisht bëhen me fonde nga Serbia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme