Në Vetlandë u mbajt tribuna “Kosova në sytë e mërgatës dje dhe sot”

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Organizuar nga MDIS-i, në bashkëpunim me shoqatën “Marie Shllaku”, në Vetlandë të Suedisë u mbajt një tribunë me temën “Kosova në sytë e mërgatës dje dhe sot”.

Në këtë tribunë referuan Safete Beqiri, me temën “Eksperienca e një mërgimtareje dhe roli i saj në atdhe”, Hazbi Ibrahimi me temën “Shkolla shqipe e mërgatës, një mundësi e mirë për ruajtjen e rrënjës”, Zymer Kuqaj me temën “Demonstrata e viti ’81, gur-themel i shtetësisë së Kosovës” dhe Silvana Begaj “Një atdhe ndryshe – si duhet të frymojë Shqipëria”.

Të gjithë referuesit theksuan se Kosova si dje, ashtu edhe sot është dhe do të mbetet atdheu i tyre.

Në këtë tribunë ishin të pranishëm edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Stokholm, Fatmir Rrahmani, mësuese nga Greqia e Gjermania etj.

Pas tribunës, programi u përcoll me valle, këngë dhe poezi të ndryshme.

Ky aktivitet u zhvillua me rastin e “Ditëve të Kulturës në Diasporë”.

Të ngjashme