Në veturën e dyshuar te AKI-ja u gjet granatë dore

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Një granatë dore është gjetur në veturën në afërsi të AKI-së e cila alarmoi mëngjesin e sotëm Policinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Po ashtu, vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”.

Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës kishte pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë gjendet një person i dyshuar me një veturë.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes ku personi i dyshuar është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Në ndërkohë, rruga Prishtinë-Fushë Kosovë u bllokua nga policia për pak kohë deri në përfundimin e vendshiqimit të vendit të ngjarjes gjë që shkaktoi tollovi të madhe në komunikacion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme