Në vitin 2019, KUR “Prishtina” ka pasur 57 për qind humbje (Live)

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 12:32 | Nga Albane Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A ka mbajtur mbledhjen në të cilën u shqyrtua Raporti vjetor për vitin 2019, pagat e zyrtarëve të ndërmarrjes, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së  kryeshefit ekzekutiv, Sokol Xhafa, ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2019 përfshirë edhe indikatorët e performancës të cilët kanë ndikuar në ndërmarrje. Xhafa njoftoi se për vitin 2019 ujësjellësi ka pasur 57% humbje.

Xhafa theksoi se pandemia ka pasur impakt negativ në performancën e ndërmarrjes, duke pasur rënie të dukshme në inaksim dhe faturim.

“Është një raport qe tenton të paraqes se cfarë ka ndodhur brenda një vitit duke përfshirë edhe indikatorët e perfomancës. Janë disa pika që knë të bëjnë me humbje potenciale dhe teknike që ndikojnë në përformancën e ndërmarrjes. Pandemia ka ndikuar mjaftë shumë në ndërmarrje, ulja e inkasimeve dhe faturimeve ka rënë dukshëm. Do të tentojmë ta rikuperojmë me aq sa kemi mundësi me kapacitetet tona”, tha Xhafa.

Ai ka bërë me dije se ujësjellësi e ka paguar kosin e kredive të Bankës Gjermane.

“Ndërmarrja ka arritur të paguajë këstin e kredive të bankës gjermane. Ka pësuar një ngritje  në aspektin e  faturimit si proces. Gjendja faktike është së janë rritë caqet ku kemi rritje 95% të pjesës së arkëtimit të indeksit”, tha ai.

Sipas tij,  kërkesa për ujë është rritur, duke përfshirë edhe Fushë Kosovën.

“Investimet që  janë bërë kemi pasur mundësi që të rriten kapacitetet në shpërndarje. Gjatë vitit 2019 ndërmarrja ka prodhuar ujë  mbi 48 mijë kub”, shtoi Xhafa.

Ai ka raportuar se janë rritur shpenzimet operative, për blerje të ujit të përpunuar, provizionini dhe amortizimi për shkak të thatësisë së liqenit të Badovcit dhe Ibër Lepencit.

“Numri i punëtorëve ka qenë me i madh. Numri i konsumatorëve është rritë përkundër parashikimit. Zhvillimi urban dhe ndërtimet e reja kanë ndikuar në rritje. Në vitin 2019 kemi pasur mbi 135 mijë konsumatorë”

Kryesuesi i Bordit, Mentor Hyseni gjatë mbledhjes së bordit të përkohshëm të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka propozuar që të ndryshohen targetet dhe indikatorët për të ndikuar në zvogëlimin e humbjeve operative e teknike të ndërmarrjes.

Ai tha se ende nuk ka parë ndonjë kallzim penal ndaj keqpqërdoruesve të vjedhjes së ujit si dhe faturimet e dëmeve që po i shkaktojnë operatorët ekonomik.

“Këta tregues luajnë një përqindje ose jo, çdo vit nëse rritet nga një përqindje mund të ulim humbjet teknike. Ta dimë se sa kemi planifikuar dhe sa kemi prodhuar ujë. Nuk kamë parë se sa kallzime penale janë bërë për vjedhje ujit ose sa raste të humbjes se ujit nëntokë. Operatorët ekonomik qe i shkaktojnë dëm ndërmarrjes, faturimi që ia dërgojmë të kemi një faturim të ai operator qe ai na ka shkaktuar për të paraqitur një gjendje të drejtë”, tha ai.

Anëtarët e bordit u pajtuan se patën mos pajtime në raportin vjetor, duke thënë se nuk është paraqitur faturim duke përfshirë caqet të jenë në harmoni me buxhetin.

Derisa kërkuan të dijnë se pse është zvogëluar tarifa për institucionet dhe bizneset.

UD drejtorit ekzekutiv, Sokol Xhafa, theksoi se do të vazhdoj zvogëlimin e tarifave të bizneset, kjo siç tha ai deri të ketë një ekulibrim me amvisërinë.

Xhafa njoftoj se keqpërdorimi i ujit është shkelje, por sa i përket rasteve sociale janë problematike, udhëzim administrativ i cili ka ngecur në Kuvend.

“Ka qenë i paraparë ndërtimi i fabrikës në Shkabaj  me vlerë 35 milionë euro. 400 mijë euro fondi nga ndërtimi Shkabaj do të investohet. Janë rritur investimet pas rritjes se donatorëve. Keqpërdormi i ujit është shkelje. Rastet sociale janë problematike”, ka thënë Xhafa.

“Ne nuk kemi të drejtë të jepim gjoba mandatare. Krejt çka insistojmë prej inspektorateve komunale të ketë një raport e i cili është problem. Gjoba paguhet te inspektorati kurse dëmi faturohet tek ne”, tha ai.

Të ngjashme