Në Vushtrri po trajton 30 pacientë me Coronavirus, mes tyre 8 infermierë

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Vushtrrisë po vazhdojnë që të trajtohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të janë prekur me Coronavirus.

Sipas të dhënave që zyrtarë të këtij spitali bëhet e ditur se të pranuar në spitalin e Vushtrrisë janë 30 perona të shtrirë për Covid-19.

Nga ta, të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë 27 persona. Dy persona janë në gjendje të rëndë si dhe 3 të tjerë janë të pakonfirmuar.

Në Oksigjenoterapi janë 21 persona. Ndërkohë nga stafi mjekësorë të konfirmuar me Covid pozitiv janë 8 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme