Në zonat e banuara me serbë regjistrohen 22 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja dhe dy të shëruar nga Covid-19, njoftoi sot specialisti serb i epidemiologjisë, Aleksandar Antonijeviq.

Aktualisht, 483 raste janë aktive me koronavirus në zonat e banuara me serbë.

Nga 12 marsi deri më sot, gjithsej 3,001 persona janë testuar në këto zona dhe 659 janë pozitive për virusin korona, raporton Radio Kontakt Plus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme