Nën kërcënimin e armës, grabiten 700 euro në një pompë derivatesh në Pejë

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e djeshme në Pejë.

Dy ankues kanë raportuar se derisa ishin në vendin e tyre të punës në një pompë të derivateve, kanë ardhur dy persona të maskuar njëri prej tyre posedoi edhe armë gjuetie, transmeton Klan Kosova.

Nën kërcënimin e armës të njëjtit arritën të grabisin para në vlerë 700 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pejë 28.02.2021 – 05:15. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në një pompë të derivateve, kanë ardhur dy persona të maskuar njëri ka pasur një armë gjuetie, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin para në vlerë 700 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime, nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme