Nëna e Astrit Deharit: Kemi qenë të bindur se djali ynë është vrarë

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nëna e Astrit Deharit, pas pranimit të raportit të ekspertizës, tha se kanë qenë të bindur se djali i tyre është vrarë dhe ky fakt sipas saj u vërtetua edhe në këtë ekspertizë, raporton EkonomiaOnline.

“Këtu e kemi zarfin që është ardhur prej Zvicre, data që ju ka mbërri se është bërë shumë muhabete për datën se kur ka ardh që ku e keni me 4 tetor, letra rekomanduese është lëshuar prej Zvicre. Na e kemi ditë rastin që Astritin e kanë vra në burg, po juridikisht nuk ka qenë e mbyllur edhe pse janë lavdëruar që brenda 15 ditëve do ta përmbyllin para tri vjetëve. Por janë bërë tri vjet neve na kanë zi në kazan si familje. Sylë Hoxha është i vetmi që ka thënë brenda 15 ditëve do ta përmbyllim si vetëvrasje”, tha ajo.

“Raportin nuk e kemi lexu ende, vetëm fletën e parë, e kërkuam nga kryeprokurori përfundimin. E lexoi para nesh se është vrasje”, ka thënë nëna e Astrit Deharit

Të ngjashme