Nëna e bën për spital djalin e saj në Lipjan

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar në Polici se gruaja e tij e ka goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre, rreth 6-vjeçar.

Siç njofton Policia, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka marrë trajtimin mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Lipjan.

“Lipjan 25.06.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të ngjashme