Nënkolonel Agron Bajrami, diplomohet në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë Amerikane

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 12:28 | Nga

Zëvendës Ambasadori i Republikës së Kosovës në ShBA, Frymëzim Isufaj, i shoqëruar nga Atasheu i FSK-ës, Kolonel Ilir Qeriqi morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të oficerit të FSK-së, nënkolonel Agron Bajrami, shkruan RTKLive.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, ka njoftuar se çdo ditë oficerët e FSK-së vazhdojnë të na bëjnë krenar me arritjet e tyre akademike.

Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane është një ndër shkollat më prestigjioze për edukimin dhe trajnimin e oficerëve në ShBA. Edukimi i oficerëve të FSK në këtë shkollë është edhe një dëshmi e rritjes së kapaciteteve profesionale të kësaj force.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme