Nënkryetari i AP së NATO-s: E ardhmja e Ballkanit është në integrimin euro-atlanik

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 10:12 | Nga

Paolo Alli, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë fjalimit të tij në Seminarin e 93-të Rose-Rothë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbet në Prishtinë, tha se ky seminar është historik për faktin se është i pari që mbahet në Kosovë.

Ai ka thënë se e ardhmja e Ballkanit është në integrimin euro-atlanik.

Sipas tij, Kosova është stabile nga aspekti i sigurisë për kundër sfidave. Alli deklaroi se anulimi i pjesmarrjes së delegacionit të Serbisë në këtë seminar, është i pakuptimtë.

Kjo pasi siç është shprehur Alli, në këtë seminar ka pasur mundësi të diskutohet për gjëra të rëndësishme.

Alli ka thënë se dialogu është shumë i rëndësishëm për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme