Nënkryetari i Malishevës thotë se dyvjeçari i gjetur është në gjendje të mirë shëndetësore

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Basha, ka folur për gjendjen shëndetësore të dyvjeçarit, Tian Krasniqit, i cili është gjetur pak më parë për shkak se kishte humbur dje rreth orës 19:00, njofton Klan Kosova.

Basha ka thënë se vogëlushi e ka përfunduar kontrollin e tij në QKMF-në e Malishevës, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fëmija është mirë ka vetëm disa gërvishje të vogla në trup”.

“I falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në kërkimin e dyvjeçarit. Ka pasë interesim të madh nga qytetarët për të ndihmuar që nga mbrëmë”.

Basha i ka falënderuar edhe njësitet e FSK-së, policisë dhe zjarrfikësve për punën që kanë bërë gjatë kërkimit të Tianit.

Të ngjashme