Nënkryetari i Odës së Avokatëve: Kryeministër, mos e ceno autonominë e OAK-së, do të shkelin Ligjin për Avokatinë

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Odës së Avokatëve, Naim Rudari, ka reaguar pasi që Qeveria vendosi për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve për të mos caktuar avokat mbrojtës për Shaban Gogaj, i cili po akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt.

Ai ka kërkuar nga kryeministri që të mos e cenojë autonominë e kësaj ode me një vendim të tillë, të cilin Rudari e vlerëson si shkelje të Ligjit për Avokatinë.

Nënkryetari i OAK-së thotë se ky vendim është ndërhyrje e pushtetit në punët e brendshme të avokaturës.

“Kryeministër MOS ceno autonominë administrative të Odës së Avokatëve të Kosovës sepse shkelni nenin 44 të Ligjit për Avokatinë! Qeveria e Kosovës mund të mbikëqyrë ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të OAK-së, por jo edhe akteve të veçanta. Zyra e kryeministrit tani ka në shqyrtim kërkesën e MD për të anuluar një akt të veçantë të OAK-së (vendimin e këshillit drejtues) me të cilin do të cenonte autonominë e OAK-së dhe ndërhyrje në punët e brendshme të avokaturës”, shkroi ai në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme