Nënshkruhet kontratat për rehabilitimin e hyrjes së Ferizajt

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kanë nënshkruar kontratën për rehabilitimin e rrugës rajonale T2, Loti 2 “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”, raporton Ekonomia Online.

Gjatësia do të jetë 5 mijë e 696 metra, rruga do të jetë me 4 korsi, me trotuare dhe me ndriçim sipas standardeve më të larta, ndërkaq do të bëhet edhe ura e re.

Ky projekt është kredituar nga BERZh-i, kurse afati i ekzekutimit të punimeve është 24 muaj.

Abrashi tha se ky projekt do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të Ferizajt, duke bërë edhe më të lehtë qasjen për qytetarët. 

“Falënderoj të gjithë ekipin e BERZH-it për bashkëpunimin e treguar. Ky është një projekt i ri që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt dhe rruga do t’i ketë katër korsi me të gjitha standardet përcjelljes. Ne sot nënshkruam kontratën dhe në kohë rekorde do të përfundohet punimet, duke e kthyer Ferizajn në qytet model në infrastrukturë”, tha Abrashi.

Drejtori i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, tha se është shumë i lumtur të shoh që po nënshkruhet kjo kontratë.

Ai shtoi se projekti ka gjatësi 5.6 kilometra, që do ta ketë të gjithë infrastrukturën përcjellëse.

Realizimin e projektit e ka fituar kompania italiane “INC”, që në emër të saj e nënshkruajti kontratën, Claudio Dogliani.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me këtë rast tha se mbështetje e shtetit që përfaqëson nuk do të mungojë.

Përderisa kreu i Ferizajt, Agim Aliu tha se në këtë pjesë ushtrojnë veprimtarinë numër i madh i bizneseve të cilat sipas tij, po shpërblehen për kontributin e dhënë në arkën e shtetit, raporton EO

“Ky projekt përfshinë arterien kryesore ku janë të shtrira një numër i madh i bizneseve. ky është një kthim i buxhetit për ata, është një lehtësim i të bërit biznes”.

“Jemi të gëzuar që nuk do të zgjas implementimi i këtij projekti shumë  të rëndësishëm për Ferizajn dhe bizneset”.

Të ngjashme