Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit bilateral ushtarak në mes Kosovës dhe Letonisë

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vizitës zyrtare në Letoni,  ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks nënshkruan sot Memorandumin e  Mirëkuptimit, respektivisht Marrëveshjen e Bashkëpunimit bilateral në mes Kosovës dhe Letonisë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve  në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të dy ministrat po ashtu janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi në mes të dy ministrive dhe forcave, me shkëmbim të personelit, në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe aktivitete të tjera, me interes të përbashkët.

Me këtë rast, ministri Mehaj ka theksuar se Kosova dhe Letonia kanë histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë.

Gjithashtu, ai theksoi se të dy vendet kanë përcaktimin e njëjtë euroatlantik dhe se Kosova mund të mësojë shumë nga Letonia, sidomos në eksperiencën për anëtarësim në NATO.

Në aspektin e avancimit të bashkëpunimit, të dy ministrat janë dakorduar që në të ardhmen të nënshkruajnë edhe një sërë marrëveshjesh, të cilat do të konkretizonin bashkëpunimin në fushat specifike.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë


Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Të ngjashme