Nënshkruhet marrëveshja mes Sindikatës së Policisë dhe Qendrës për Mjekësi Fizikale “Nëna Naile”

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot dhe Sindikata Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, kanë nënshkruar marrëveshje për anëtarët sindikal të Policisë së Kosovës që t’i shfrytëzojnë shërbimet e kësaj Banje.

Nënshkrimi u bë nga Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri dhe nga drejtori i Qëndresë për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim banja “Nëna Naile” në Kllokot, Dardan Novosella, duke u mbështetur në kërkesën e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në ketë marrëveshje janë të përfshira të gjitha shërbimet standarde të Banjës duke filluar nga: kontrolla mjekësore, të gjitha ushtrimet që ua përcaktojnë mjekët specialist të fiziatrisë së Qendrës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Banja “Nëna Naile” në Kllokot.

Kjo marrëveshje e përbashkët ka për qëllim që shërbimet e Qendrës mund të shfrytëzohen nga anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke prezantuar vërtetimin e lëshuar nga udhëheqja e Sindikatës së Policisë së Kosovës sipas kontratës se re të nënshkruar dje.

Sindikata e Policisë se Kosovës përherë do të jetë afër çdo zyrtari policor për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për të gjithë anëtarët sindikal të Policisë së Kosovës.

Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dje me 27.01.2022 nga nënshkrimi i përfaqësuesve të dy palëve.

Të ngjashme