Nënshkruhet marrëveshja për Bibliotekën “Ibrahim Rugova”, projektohet nga ekspertë amerikanë

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 11:51 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Kulturës, Rini dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”, raporton Ekonomia Online.

Osmani me këtë rast tha se projekti do të realizohet nga ekspertë amerikanë, por që ende nuk është përcaktuar lokacioni i saktë.

Ajo madje Biblioteka Kombëtare do ta ofrojë bibliografinë e Rugovës, po ashtu edhe familja arkivin privat t’ia japë bibliotekës.

“Biblioteka do  ta mbajë emrin Ibrahim Rugova dhe përpjekjet e gjata të popullit të Kosovës. Kjo bazohet në modelin amerikan dhe Amerika do të dërgojë ekspertët amerikan për ta përfunduar këtë bibliotekën dhe do të punojmë së bashku për zhvillimin e fondeve për bibliotekën”.

“Biblioteka Kombëtare do ta ofrojë bibliografinë e Ibrahim Rugovës dhe lajmi i rëndësishme është që familja Rugova arkivin privat t’ia japë bibliotekës që do të ndërtohet. Dhe për brezat që vijnë pas nesh të lëmë diçka të mirë”.

“Në fillim biblioteka do të jetë e vendosur në këtë ndërtesë për të vazhduar me ministrinë e Kulturës për të gjetur lokacion më të përshtatshëm prandaj edhe ekspertja do të jetë në dispozicion të institucioneve tona”.

“Për momentin është e rëndësishme mbledhja e fondeve. Në momentin që kemi fonde do ta gjejmë edh lokacionin e përshtatshme dhe brezat e ardhshëm do të kenë mundësi të mësojmë për presidentin Ibrahim Rugova. Nuk është zyrë partizanësh. Kurrë më herët s’ka pasur bibliotekën presidenciale. Nuk është e vërtetë që po ulet besueshmëria në zyrën e presidencës. Zyra e presidencës e ka besueshmërinë dhe po rritet besueshmëria”.

Ndërsa ministri Çeku tha se theksoi se realizimin e këtij projekti do ta marrin me seriozitet, raporton EO.

“…është kënaqësi për mua që jam këtu për të nënshkruara një memorandum, për t’ia shtuar Kosovës një institucion të dijes”.

“Unë mendoj që duke pagëzuar me emrin Rugova ne nderojmë kombin tonë. Do ta marrim këtë detyrë me seriozitet. Ne ndjejmë obligim në nismën e Bibliotekës presidenciale Ibrahim Rugova”.

Të ngjashme