Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit dhe fuqizimin e grave

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 11:25 | Nga Halide Rxhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Koordinatores për Zhvillim (Ekipi i Kosovës i OKB-së) dhe Rrjeti i Përgjegjësisë Sociale Koorporative në Kosovë, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me qëllim të promovimit dhe arritjes së Agjendës 2030, që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit, raporton EkonomiaOnline

Ulrica Richartson, nga Zyra e Koordinatores për Zhvillim, tha se ky memorandum është i nevojshëm dhe bazohet në dy pika, si fuqizimi i grave dhe mbrojtja e mjedisit.

 “Në këtë kuptim ne e shohim mjedisit si shtyllë e madhe e qëndrueshmërisë, në dimensionin social të qenit më gjithëpërfshirës. Ka shumë grupe në botë që janë në rrezik të mos ushqehen dhe janë lënë mbrapa por bizneset kanë në rol të rëndësishëm. Në Kosovë mezi presim të kemi një bashkëpunim me CRS-në, do të përqendrohemi në mjedis pasi ka shumë dëme këtu, dëmtimi i pyjeve mungesa e ujit por ajo që duam të bëjmë është fuqizimi i grave, këto janë dy fushat kryesore”, tha ajo.

Linda Tahiri, nga Rrjeti i Përgjegjësisë Sociale Korporatave në Kosovë, tha se është kënaqësi të nënshkruajë këtë memorandum në emër të organizatës dhe se bashkëpunimi me këtë organizatë, do të fuqizohet edhe më tutje.

“Është kënaqësi dhe nder që do të nënshkruaj këtë memorandum, tashmë kemi pasur mundësi për bashkëpunim dhe jemi mirënjohës. Memorandumi do të jetë një mënyrë tjetër që ne të shtyme më tutje bashkëpunimin. Anëtarët tanë i kontribuojnë zhvillimit të qëndrueshëm. Anëtarët tanë punojnë për të adresuar çështje të ndryshme si të drejtat e grave luftimi i korrupsionit, mbrojtja e mjedisit”, tha ajo.

Në shtator të vitit 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u mblodh në Nju Jork për të miratuar “Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”, e cila zëvendëson Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Agjenda 2030 përfshin 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) me një fokus të fortë në qëndrueshmërinë, në lidhje me reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e shoqërisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Të ngjashme