Nënshkruhet Memorandumi për zgjedhjet, synohet parandalimi i shkeljeve ligjore

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 10:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i këtij memorandum është ngritja e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional në mes të KQZ, PK, PSH, PZAP, KGjK dhe KPM për parandalimin e shkeljeve ligjore si dhe hetimin, ndjekjen dhe gjykimin efikas të gjitha rasteve që bien ndesh me ligjet, rregullat zgjedhore apo veprat penale kundër të drejtave të votimit në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Se vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë e thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por në mënyrë që kjo të arrihet, përfaqësuesit e pranishëm në ceremoni potencuan se duhet një angazhim i përhershëm i institucioneve.

Prandaj, bashkëpunimi ndërinstitucional është i nevojshëm në mënyrë që të ju shërbej zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Bashkëngjitja edhe e Komisionit të Pavarur të Medieve në Memorandum do të mundësojë koordinimin më të mire që zgjedhjet e ardhshme të jenë më transparente dhe më demokratike.

Të pranishmit theksuan se edhe përkundër faktit se ka pasur angazhim dhe bashkëpunim mes këtyre institucioneve nënshkruese, bashkëngjitja e Komisionit të Pavarur të Mediave në mënyrë formale e konkretizon dhe e fuqizon bashkëpunimin më tutje. Gjatë kësaj ceremonie u prezantuan edhe të gjeturat e punimit “Vendosja e drejtësisë në zgjedhje”.

Ndër të tjera u theksua se numri i ankesave është dukshëm më i lartë në zgjedhjet lokale se në zgjedhjet parlamentare. Kjo për shkak që në zgjedhje lokale çdo komunë konsiderohet si garë në vete dhe mund të kontestohet si e tillë, dhe numri i subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë është shumëfish më i lartë se në zgjedhjet parlamentare.

Të ngjashme