Nënshkruhet programi për zhvillim rural prej 53 milionë €

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 16:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Programit për Zhvillim Rural dhe Programit të pagesave prej 53 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Në koherencën për medie kryeministri tha se është i nderuar që është prezentë në këtë ceremoni, duke shtuar se kanë bashkëpunim të mirë me ministrinë e Bujqësisë.

“Këtë vit kjo çështje është e rëndësisë së veçantë ku bujqit kanë kaluar në një periudhë të vështirë dhe kanë shkuar pa pasur mundësi të dalin në treg dhe janë dëmtuar bukur shumë”.

Kryeministri Hoti përgëzoi ministrin për punën e deritanishme dhe premtoi buxhet shtesë.

“Kjo që nënshkruajmë është pjesë e buxhetit për programin bujqësor ku posa  të miratohet buxheti 340 milionë euro pjesa e bujqësisë do të ketë përkrahje të konsiderueshme”.

Ministër i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se në vitin 2021 aplikimi për subvencione do të bëhet online.

Mustafa foli edhe për sfidat dhe dëmet që i janë shkaktuar sektorit të bujqësisë nga pandemia, ku sipas tij, do të përfshihet në pakon emergjentë.

“Përmes pakos synojmë t’i ndihmojmë bujqësinë tonë. Në vitin 2021 do të kemi aplikacionin online me subvencione”.

“Për shkak të Covid-19 për t’iu mundësuar fermerëve programin këtë vit do të ketë disa thirrje për aplikim dhe do të zgjasë ka korriku i këtij viti deri në dhjetor 2021”.

“Përmes këtyre programeve synojmë rritjen e prodhimit agro-ushqimor dhe përmasimin e cilësisë së banorëve në zonat rurale, mbrojtjen e ambientit, rritjen e të hyrave të fermerëve”.

Të ngjashme