Nëntë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

Prishtinë | 09 Pri 2017 | 11:52 | Nga

Janë bërë nëntë vjet prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës ditë më parë në një ceremoni të shënimit të përvjetorit të nëntë Kushtetutës së Kosovës, e kanë vlerësuar si njërën nga ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme