Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim Anton Bajramaj për veprat penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe për “Mashtrim”.

Policia ka kërkuar për qytetarët që kanë informacion për të dyshuarin që të lajmërojnë.

Njoftimi i plotë: 

       Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

ANTON (Fazli) BAJRAMAJ  i lindur me 24.03.1990  në Vitomiricë- Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

“Shpërdorim i pasurisë së huaj”

“ Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Të ngjashme