Nesër dhe pasnesër në Kosovë parashihet mot me diell

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftoi se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell.

“Do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohet reshje”, thuhet në njoftimin e institutit.

Tutje, theksohet se indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese të saj me probleme kronike.

“Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, përfundon njoftimi i IHMK-së.

Të ngjashme