Nesër dorëzohen kallëzimet penale për krimet e luftës

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 15:09 | Nga

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale ka njoftuar se nesër do të dorëzojë sërish kallëzime penale për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare gjatë luftës.

“Ju informojmë se përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, në komunën e Gjakovës, nesër më datë 03.08.2018 (e premte), në ora 11:00 për herë të gjashtë do të dorëzojnë kallëzime penale kundër kriminelëve serbë në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte!”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme