Nesër hyn në funksion “E-Testimi” për teori në të gjitha qendrat për patentë shofer

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se nesër, do të finalizohet E-Testimi – pjesa teorike në të gjitha qendrat për patentë – shofer në Kosovë

“Ju njoftojmë se nesër, më 29 dhjetor 2021 ( e merkurë), zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, do të mbajë konferencë për media. Kjo konferencë ka për qëllim funksionalizimin e E-testimit -pjesa teorike në gjithë gjitha qendrat e patentë-shoferëve, në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ky projekt, sipas MMPHI-së, ka filluar së implementuari  në njësinë në Prishtinë, tani do të funksionalizohet në gjitha njësitë për patentë- shofer në Republikën e Kosovës (Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë).

Në njoftimin e kësaj ministri thuhet se “jemi në rrugë të mbarë për të funksionalizuar në tërësi projektin  e ‘E-Testimit’”.

“Realizimi i këtij projekti është reformë shumë e rëndësishme për vendin, ku përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasiteti në testim, transparenca gjatë testimit, digjitalizimi i sistemit etj”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Konferenca do të organizohet duke filluar nga ora 10:30, në objektin e Stacionit të autobusëve në Prishtinë – qendra e patentë-shoferëve në Prishtinë.

Të ngjashme