Nesër mbahet marsh përkujtimor në Prishtinë për personat e zhdukur

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 10:57 | Nga

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, nesër më 30 gusht 2018, organizojnë Marshin Përkujtimor.

“Marshi Përkujtimor, do të fillojë në ora 16:30 nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar me ecjen gjatë tërë Bulevardit ‘Nënë Tereza’, dhe për të arritur në ora 16:48 te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës)”, thuhet në njoftim

Marshi Përkujtimor, do të përfundojë me ceremoninë e vendosjes së luleve, në ora 16:48, pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme