Nesër mot me reshje shiu dhe borë

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme në Kosovë do të ketë mot me reshje shiu dhe borë.

“Vranësirat, të mërkurën parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fluska bore”, njofton IHMK.

Sipas IHMK temperaturat minimale gjatë dy ditëve në vazhdim parashihen të jenë -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të jenë 4-11 gradë Celsius.

Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Të ngjashme