Nesër në Kosovë mot i vranët e me riga të dobëta shiu

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon se nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga të dobëta shiu.

Sipas njoftimit për media nga IHMK-ja, më datë 12 janar 2020, parashihet që në viset malore të ketë mundësi për fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Koha.net.

Në njoftim, thuhet se në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, me theks të veçantë në vise malore, ndërsa në disa pjesë të rrafshit të Kosovës do të krijohen kushte për mjegull.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim të verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të jetë në favor të kushteve biometeorologjike”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme