Nesër në shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Nesër (e enjte) ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat në vend do t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Divizioni për Komunikim Publik i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT)

“Bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, MAShT-i kërkon nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që, nesër (e enjte), 5 mars 2020, ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.”, është thënë një njoftimin e kësaj ministrie.

Të ngjashme