Nesër nga ora 11:00 mbahet një protestë në Prishtinë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kompanitë Regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel te Kosovës nesër nga ora 11:00 do të mbajnë një protestë paqësore në Prishtinë, ku do të shfaqin pakënaqsitë e tyre lidhur me mos përfshirjen e këtyre kompanive në Pakon Emergjente të Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Në një njoftim për media thuhet se kjo protestë do të mbahet si shenjë pakënaqësie ne lidhje me Vendimet e Qeverisë se Republikës se Kosovës dhe mos përfshirjen e punëtorëve të kompanive të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave në Pakon Emergjente Financiare.

“Ju njoftojmë qe protesta e përbashkët paqësore e paralajmëruar me dt. 08.05.2020 nga gjitha Kompanitë Regjionale të Mbeturinave në nivel të Kosovës do të mbahet në oborrin e Kompanisë “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, kjo sepse kërkesa që kemi bërë në Policinë e Kosovës për protestë paqësore në qytet është refuzuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Protesta do të mbahet në orën 11:00-12 tek Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, Rr. Bill Klinton P.N

Të ngjashme