Nesër përkujtohen dëshmorët e ’81-es, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 38-vjetorit të rënies në ballë të demonstratave të vitit 1981 të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, të martën, më 2 prill 2019, në orën 12:00, do të bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Homazhet do të bëhen te vendi i rënies së tyre, pllaka përkujtimore, afër objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin militantë të organizuar të Lëvizjes çlirimtare të kohës dhe organizatorë të të rinjve në demonstratën e mëngjesit të 2 prillit 1981 në qendër të Prishtinës.

U vranë nga të shtënat e oficerëve ushtarakë, të vendosur gjatë natës në objektin e Bankës Popullore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme