Nesër pritet anulimi i dhënies në shfrytëzim i Kalasë së Vushtrrisë

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 23:36 | Nga

Dhënia në shfrytëzim e Kalasë së Vushtrrisë për Mentor Salihun pritet që të anulohet nesër.

Vendimin pritet ta bëjë publik nesër Agim Gërguri, drejtor i Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në një konferencë shtypi.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse i gjithë procesi për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Kalasë do të anulohet, apo procesi do të nisë prej fillimit për t’ia dhënë dikujt tjetër, pas zbulimit në media se Mentor Salihu ishte i bashkëdënuar për vrasje dhe është daja i kryetarit të komunës, Mulaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme