Nesër pritet të rihapen ordinancat stomatologjike

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Pas një mungese dy muajshe të ofrimit të shërbimeve stomatologjike në institucionet private shëndetësore, të njëjtat pritet të rihapen neser në kuadër të fazës së dytë të lehtësimit të masave.

Kjo do të ndodhë duke respektuar rekomandimet e protokollet e nxjerra nga Oda e Stomatologëve të Kosovës, MSH, shoqatat europiane e botërore të stomatologjisë, OBSH, por edhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.

Për nga rreziku, dentistët hynë në grupin e profesionistëve më të rrezikuar nga infeksionet duke përfshirë këtu edhe infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Kjo për shkak të pamundësisë për të respektuar distancën sociale, por edhe rrezikut të drejtëpërdrejtë që vjen nga aerosoli, kombinim i pështymës e ajrit i cili formohet nga pajisjet stomatologjike me shumë rrotullime e cila pastaj mund të qëndrojë në ajër nga disa minuta deri në disa orë, gjë që mund të transmetoj infeksionin me coronavirus .

Xheladin Ujkani, dentist i fëmijëve, thotë se ka marrë masat e duhura mbrojtëse në mënyrë që të ruajnë shëndetin e fëmijëve gjatë qëndrimit të tyre në klinikë.

Ujkani thotë se kujdesi ndaj fëmijëve ka qenë gjithmonë në nivelin e duhur. Nuk ka dhe një rast të vetëm kur ne kemi punuar pa pastruar duart, pa uniformë, pa maskë, pa dorëza dhe pa dezinfektuar karrigen stomatolgjike.

Ujkani, në një njoftim drejtuar prindërve, ka përmend edhe disa nga masat mbrojtëse qe ka ndërmarrë personalisht për punë me fëmijë e përballje me rastet e mundshme me COVID-19, si:

*Para dhe pas çdo pacienti, do të dezinfektohet i gjithë ambienti i brendshëm i klinikës, duke përfshirë këtu të gjitha rezat e dyerve, të jashtme e të brendshme, tê gjitha ulëset për fëmijë e prindër, duke përfshirë këtu edhe komplet hapsirën dhe pajisjet brenda WC. Pra, parakushtet janë që vizita të jetë e suksesshme dhe me mundësi shumë të vogla për përhapje të infeksioneve.

*Dera e klinikës do të jetë e mbyllur gjithmonë dhe do të hapet vetëm në kohën kur ju e keni terminin. Do të hapet dhe do të mbyllet vetëm nga stafi. Në brendësi të klinikës do të jetë vetëm një familje. Në hyrje të klinikës do të ketë kalaqe të pastërta për një përdorim, do të ketë dorëza, dezinfektues, gel dezinfektues si dhe maska në rast nevoje, nëse kjo e fundit mungon tek prindërit.


Me të gjitha këto do të shërbeheni vetëm nga stafi, pa pasur mundësi të prekjes. Dezinfektimin e duarve do ta bëni gjatë hyrjes dhe në dalje, pra, pas përfundimit të vizitës.


Jeni të lutur që ta mbani maskën duke mbuluar hundën dhe gojën gjatë kohës sa jeni brenda klinikes, për10, 20, 30 minuta. Ne, të njëjtën e bartim gjithë ditën, njëjtë si më herët, por kësaj radhe edhe me maska më të rënda e mburoja të fytyrës (skafandra).


Gjatë kohës sa qëndroni në klinikë, ju do të keni edhe mundësi për pastrim të duarve në WC, ku edhe paketimet, amballazhet e shamponëve do të jenë gjithmonë të dezinfektuara, pas çdo vizite. Deri në një vendim tjetër, duhet ti respektojmë bashkarisht rekomandimet e IKSHPKse. Kjo e bënë më të sigurt ambientin ku ndodheni.

Në fund, Ujkani shton se, deri tani, sherbimet qe jane ofruar ne institucionet shendetesore stomatologjike private në Kosovë, kane qene sherbime me standarde europiane. Kjo do te vazhdoj edhe me tutje, gjithmone, tashme duke implementuar protokolle te punes qe i jepin identitetin e seriozitetin e duhur emrit te dentistit e vendit te tij te punes, ndersa pacientit i jepin besim, siguri e sherbime cilesore gjate qendrimit brenda atyre ambienteve.

Të ngjashme