Nesër pushim në Institucionet e arsimit në Kosovë

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), duke u bazuar në kalendarin e vitit shkollor 2018/19 dhe në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës, njofton të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, se nesër, më datë 28 nëntor 2018, për nderë të festës së flamurit kombëtar, do të jetë ditë pushimi.

Puna në të gjitha institucionet e arsimit të Republikës së Kosovës vazhdon të enjten, më datë 29 nëntor 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme