Nesër rifillon vaksinimi i stafit shëndetësor në sallën “1 Tetori”

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95 000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësor nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. ​

LEXO EDHE:

Të ngjashme