Nesër shi, nga e shtuna mot relativisht i ftohtë

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, shkruan EkonomiaOnline.

Për të shtunën parashikohet mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohtë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme