Nesër varrosen tre të vrarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Kreshnik Krasniqi ka njoftuar se tre familjarët e tij që vdiqën dje në ngjarjen tragjike që ndodhi në lagjen “Dardania” të Prishtinës ku babai i vrau nënën dhe gruan e tij dhe më pas edhe veten do të varrosen nesër.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se babai, nëna dhe gruaja e tij do të varrosen në tri vende të ndryshme – varrezat e Grashticës, Zllatarit dhe Dragodanit.

Postimi i plotë i Kreshnik Krasniqit:

Ju njoftojmë se varrimi i familjarëve tanë që vdiqën tragjikisht më 22.04.19 bëhet nesër. 

Hasan ( Sadri ) Krasniqi varroset nesër më 24.04.19 në ora 11:00 në varrezat e fshatit Grashticë.

Hysnije ( Shaban ) Krasniqi varroset nesër më 24.04.19 në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit-Matiqan

Remzije Kamberi Krasniqi varroset nesër më 24.04.19 në ora 16:20 në varrezat Dragodan.

Një vrasje e trefishtë u krye dje rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet, njofton Klan Kosova.

61 vjeçari e vrau gruan e tij një vjet më të re, renë 28 vjeçare dhe më pas e vrau edhe veten.

Të ngjashme