Nesër varroset 27-vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Nesër do të varroset 27-vjeçari, Valmir Fazliu, i cili u vra dje në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës.

Varrimi i tij do të bëhet me namazin e drekës, në ora 13:00, në fshatin Dolak të Vushtrrisë.

Përveç vrasjes së Valmirit, të plagosur mbetën edhe dy persona.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.

Të ngjashme