Nesër varroset Nexhmije Pagarusha

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Bilbili i Kosovës dhe muzikës shqiptare dje dha frymën e fundit në moshën 86 vjeçare.

Familja e këngëtares Nexhmije Pagarusha ka njoftuar hapjen e të pamës për sot në hollin e Teatrit Kombëtar, e cila ka filluar prej orës 08:00 deri 17:00, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin e lindjes, në Pagarushë të Malishevës.

Po ashtu, homazhet do të bëhen nesër, me datë 09.02.2020, të cilat do të mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar ku qytetarët do të mund t’i japin nderimet e fundit për të, njofton Klan Kosova.

Familja duke dhënë të gjitha detajet e nderimit të këngëtares kërkoi të zbatohet protokolli.

Ja njoftimi i plotë:

Njoftohet i gjithë populli Shqiptar që me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund t’i japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njëjtin objekt-teatrin kombetar

4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe, Malisheve me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokollit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi

Të ngjashme