Nesër zbulohet pllaka përkujtimore e komandantit Jetë Hasani

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 12:13 | Nga

Batalioni i Dytë i Brigadës 121 “Kumanova” nesër (e martë) duke filluar në orën 11:30 do ta organizojë ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit Jetë Hasani, komandant i njësive të para të UÇK-së në komunën e Shtimes.

“Ky manifestim mbahet edhe në nderim të të gjithë dëshmorëve të Batalionit të dytë ‘Ruzhdi Salihu’. Në këtë manifestim do të marrin pjesë drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtues institucionalë.

Manifestimi mbahet më 13.12.2016 (e martë) në Shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Godancë, komuna e Shtimes, duke filluar në orën 11:30. Shtëpia e komandant Jetë Hasanit ishte baza e celulave të para të UÇK-së në Shtime”, është thënë në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme